75 Mall Live Search
11:03 / E Premte, 15 Gusht 2025 / S Z

Numri i vogël i zjarrfikësve problem për menaxhimin e zjarreve, në Suharekë

Suhareka ka përjetuar valë të madhe të zjarreve javëve të fundit.

Në një intervistë në Klan Kosova  kryetari i komunës, Bali Muharremaj, tha se problemi nuk qëndron te pajisjet, por te mungesa e stafit.

“Ne Suharekë nuk e kemi problemin te teknika, sepse kemi teknikë, kemi kamionë, pajisje të mira, por kemi staf të vogël. Sipas ligjit duhet të kemi 35 zjarrfikës, por i kemi vetëm 14”, tha ai.

I pari i komunës njoftoi gjithashtu se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një objekti modern për zjarrfikësit në Suharekë.