Numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis viziton Kosovën

Për herë të parë Kosovën do ta vizitojë Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis.
Ai do të vizitojë vendin tonë më 6-7 tetor, ku do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë, si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), por edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.
Ndërsa, kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës, më herët vendin tonë, e ka vizituar Turgay Demirel, President i FIBA Evropës dhe nënkryetar i FIBA-s.