75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 02 Mars 2023 / B O

Numrin 92 te Dinamo Kiev, kjo shifër thotë shumë për Ramadanin!

Reshat Ramadani pasditën e të mërkurës është prezantuar në skuadrën ukrainase, Dinamo Kievit. Ramadani te Kievi u transferua nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës, aty ku talenti tetovar kishte kaluar të gjitha grupmoshat dhe ishte rritur me këtë klub, pjesë e pandarë e së cilës që nga viti 1992 janë edhe tifo grupi “Ballistët”.

Pikërisht dashuria ndaj tyre ka bërë që Reshat Ramadani te Dinamo Kievi ta zgjedh numrin 92, që përshkon me themelimin e këtij grupi.

“Pse zgjodha numrin 92? Është për shkak të tifozëve të ish-klubit tim, Shkëndijës. Viti 1992 është viti i themelimit të lëvizjes së tifozëve të Shkëndijës (Ballistët). Këtë numër ua dedikoj atyre”, tha Reshat Ramadani gjatë prezantimit të tij nga ana e drejtuesve të Dinamo Kievit.