75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 27 Gusht 2023 / C E

Nunez “heroi” i Liverpoolit me 10 lojtarë

Liverpooli ka marrë tri pikë të rëndësishme dhe shumë të vështira në udhëtim te Newcastle.

Reds fituan 2-1 në një ndeshje ku shumicën e kohës luajtën me 10 lojtarë.

Neëcastle kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Gordon në minutën e 25-të, shkruan Indeksonline.

Tre minuta më vonë, Van Dijk u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje në vijën e fundit të mbrojtjes.

Nunez u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të dhe shënoi golin e barazimit katër minuta më vonë.

Ishte prap ai kur në minutën e tretë shtesë shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e katërt me 7 pikë derisa Newcastle është e 13-ta me 3 pikë. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore