10:35 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Nunez i kërkon falje të gjithë Liverpool-it

Pas kartonit të kuq dhe kritikave që mori rreth sjelljes së tij në lojën ndaj Crystal Palace, Darvin Nunez ka zgjedhur të kërkoj falje dhe të tregoj se sjellja e tij nuk do të përsëritet më.

“Jam i vetëdijshëm për sjelljen time të keqe. Jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe nuk do të ndodhë më”, ka thënë sulmuesi uruguaian në një postim në Twitter, ndërsa pas pak ka bërë një postim të dytë, ku ka thënë: “Më falni të gjithë Liverpool-it. Unë do të kthehem”, ka qenë reagimi i tij. /IndeksOnline/