Nunez mund të largohet nga Al-Hilali, gjiganti argjentinas interesohet për të
Darwin Nunez mund të largohet nga Al-Hilali vetëm pak muaj pasi iu bashkua.
Uruguajani, flitet se nuk është i lumtur në Arabinë Saudite, ndonëse filloi sezonin në formë të mirë.
Sipas “Mirror”-it, klubi i njohur argjentinas River Plate, ka shprehur interesim për Nunezin që po planifikon ta godisë në merkaton e vitit të ardhshëm.
Nunez, po ashtu pëlqehet edhe nga trajneri i skuadrës, Marcelo Gallardo i cili thuhet është “i etur” ta sjellë ish-yllin e Liverpoolit me disa media që pretendojnë se ata tashmë e kanë “telefonuar” atë.
Nunez, bëri lëvizjen e tij te Al-Hilali në verë nga Liverpooli ku ka bërë 11 paraqitje dhe shënoi 5 gola./IndeksOnline/

