Nunez reagon pas huqjes së madhe ndaj Aston Villas

Darwin Nunez ishte fytyra tragjike e Liverpulit mbrëm, në barazimin 2-2 ndaj Aston Villas.
Sulmuesi uruguaian kishte një mundësi të artë të shënonte golin e fitores, por nuk arriti ta dergonte topin në rrjetë, edhe pse ishte i vetëm para portës, shkruan IndeksOnline.
Nunez iu ka dërguar një mesazh tifozëve të Liverpulit, duke thënë se ai nuk ishte më i miri tre javë më parë dhe nuk është as më i keqi tani, pas humbjes së atij rasti
“Unë nuk isha më i miri tre javë më parë, dhe nuk jam më i keqi tani. Nëse rrëzohem, ngrihem. Nuk do të më shihni kurrë të dorëzohem. Do t’i jap të gjitha deri në ditën e fundit që jam këtu në Liverpool.”, ka shkruar Nunez./IndeksOnline/