19:34 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Nunez thyen një rekord në Premier Ligë

Futbollisti i Liverpulit, Darwin Nunez, ka thyer një rekord në Premier Ligën angleze.

Ai arriti shpejtësinë më të madhe nga një futbollistë gjatë ndeshjes kundër West Hamit, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi uruguaian arriti shpejtësinë prej 38 km/h.

Nunez ishte edhe vendimtar në fioren e Liverpulit, duke shënuar golin e vetëm në ndeshjen e mbrëmshme ndaj West Hamit./IndeksOnline/