Nunez u shndërrua në boksier, “krisi” boksi pas ndeshjes Uruguai – Kolumbia

Kombëtarja e Kolumbisë ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Uruguait në ndeshjen gjysmëfinale të Copa America.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lerma në minutën e 39’të, shkruan Indeksonline
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i Liverpoolit, Darëin Nunez shkoi në tribuna për t’i takuar familjarët e tij dhe më pas “krisi” boksi.
Nunez u rrah me tifozët, madje mori disa goditje nga turma e fansave kolumbian.
Për t’i qetësuar gjakrat u shfaq policia, të cilët e ndaluan një rrahje masive në stadium.
Kështu, Kolumbia pas një kohe të gjatë siguron finalen e Copa America dhe më 15 korrik luajnë ndaj Argjentinës./Indeksonline/
I’m crying, Darwin Nunez wtf 😭😭😭😭 pic.twitter.com/yhNPWIvFgi
— TC (@totalcristiano) July 11, 2024