75 Mall Live Search
09:22 / E Diele, 10 Gusht 2025 / L A

Nunez zyrtarizohet te Al-Hilali

Sulmuesi uruguajan, Darwin Nunez është larguar nga Liverpooli.

Ai vendosi t’i jap aventurës së tij trevjeçare në Angli, ku është transferuar tashmë te skuadra nga Arabia Saudite.

Nunez, është përforcimi i radhës i Simone Inzaghit pas Theo Hernandezit.

Al-Hilal, pagoi rreth 53 milionë euro për shërbimet e uruguajanit, ku nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin arab.

Nunez, arriti të bënte 141 paraqitje me Liverpoolin, ku shënoi 40 gola dhe 26 asistime.

Ai arriti të fitonte Community Shield, Carabao Cup dhe së fundi Premierligën./IndeksOnline/