75 Mall Live Search
08:10 / E Premte, 08 Maj 2026 / L A

Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan

Darwin Nunez nuk po kalon një kohë të mirë në Arabinë Saudite.

Ardhja e Karim Benzemas, i prishi punë atij edhe më shumë duke humbur dhe vendin në 11-shen startuese.

Uruguaiani raportohet se tashmë është pajtuar që ta lërë Al Hilalin gjatë kësaj vere.

Ai do që të ringjallë karierën e tij para Kupës së Botës 2026 pasi po gjen pak minuta lojë.

Chelsea dhe Juventusi janë dy klube që po e monitorojnë ish-sulmuesin e Liverpoolit.

Nunez, këtë sezon ka 24 paraqitje me Al-Hilalin, ku shënoi plot 9 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/