75 Mall Live Search
11:08 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

Nuno Espirito vazhdon të ketë probleme me grekun, është afër shkarkimit nga Notts-i

Trajneri i njohur portugez, Nuno Espirito është afër shkarkimit nga Nottingham Forest-i edhe pse javë më parë kishte nënshkruar kontratë të re me klubin anglez.

Por, mediat raportojnë se trajneri ka pasur disa probleme me pronarin e klubit në lidhje me transferimet gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline

Nuno kishte pasur probleme me pronarin nga Greqia, Evangelos Marinakis edhe gjatë sezonit të kaluar – ku ky i fundit ishte futur në fushë dhe e kishte qortuar trajnerin.

Nottingham gjatë afatit kalimtar të verës ka bërë shpenzime të “çmendura” deri në 124 milionë euro, duke transferuar rreth 13 lojtarë. Kurse ka larguar 16 prej tyre, duke fituar 174 milionë euro./Indeksonline/