75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / LB

Nuno Santo i emocionuar, takon për herë të parë në Al-Ittihad Benzeman dhe Kanten

Trajneri i skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Ittihad, Nuno Espirtio Santo ka takuar lojtarët e tij para stërvitjeve të para për sezonin e ri 2023/24.

Santo për herë të parë sot ka takuar edhe dyshen Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si i emocionuar përqafon lojtarët e tij, e sidomos dyshen franceze Kante dhe Benzema.

Al-Ittihad do t’i luaj disa miqësore, kurse më 27 korrik merr pjesë në Kupën e Arabisë dhe luan ndaj Esprsnce Tunis.