75 Mall Live Search
11:51 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / C E

Nuno Tavares kalon në huazim te Marseille nga Arsenali

Marseille ka njoftuar zyrtarisht për huazimin e Nuno Tavaresit nga Arsenali.

Mbrojtësi portugez kaloi testet mjekësore dje dhe sot ka nënshkruar me klubin nga Ligue 1.

Sipas marrëveshjes mes klubeve, 22-vjeçari do të jetë i huazuar te Marseille vetëm për sezonin e ri – 2022/23.

Në marrëveshjen për huazimin e tij nuk është përfshirë opsioni i blerjes, që nënkupton se mbrojtësi i krahut të majtë do të kthehet te Arsenali pas përfundimit të sezonit.

Ndërkohë, Marseille do ta mbulojë tërë pagën e Nuno Taveresit.

Ish-mbrojtësi i Benficas me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.