Nura: Presidentja Osmani në sinkron me Kurtin për një të ardhme të përbashkët politike
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, që nga shpallja e rezultateve është duke e zvarritur krijimin e institucioneve dhe tashti mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas tij, në mungesë të votave të nevojshme po kërkon kohë nga presidentja Osmani që zgjedhjet të mbahet në kohën që i përshtatën Kurtit.
Deputeti Nura në një deklaratë për RTV21 kritikoi edhe presidenten Osmani se është në sinkron me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për, siç tha, një të ardhme të përbashkët politike.
‘’Kjo është në përpjekjet e partisë fituese në zgjedhjet e shkurtit, thuajse që nga shpallja e rezulteteve ajo është e pakënaqur me rezultatin të cilin e ka marrë dhe tendenca e saj vazhdimisht ka qenë shtyerja deri në momentin kur ata e shohin që është momenti i duhur për të shkuar në zgjedhje. Zëmërgjerësia e kryetares së shtetit, Vjosa Omsani, mendoj se është një sinkron i tyre i cili dëshmon se edhe në të ardhmen do të jenë afër njëri tjetrit”, tha Nura.
Deputeti Nura nuk është opotimist se mund të krijohet një shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë nga partitë e ish-opozitës.
‘’Është për të ardhur keq pasi që partitë e ish-opozitës nuk mund ta krijojnë një qeveri, ndoshta jo me një shumicë të theksuar, por qeverinë mendoj se do ta kishin krijuar, por për shkak të neglizhencës apo të mos unitetit të një partie ish-opozitare ne sot duhet t’i malktetojmë qytetarët me zgjedhje të njëpasnjëshme. Fatkeqësisht Kosova do të shkojë në zgjedhje”, deklaroi ai./Indeksonline/

