75 Mall Live Search
18:16 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / AR

Nura: Shqipet iu rikthehen fluturimit!

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se flamuri me fotografinë e ish-krerëve të UÇK-së, që u hoq nga shtylla në të cilën po valëvitej, i është rikthyer, siç thotë ai, fluturimit.

“Shqipet iu rikthyen fluturimit”, ka shkruar Nura në Facebook.

Nura më herët pati thënë se një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët.