75 Mall Live Search
21:57 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / FR

Nuredin Lushtaku: Kanë mbetur edhe dy ditë deri te fitorja jonë, e IDEALIT dhe koalicionit për Kosovën Fituese

Kandidati për deputet në radhët e partisë IDEALI, Nuredin Lushtaku, ka marrë mbështetje të madhe në Skenderaj.

Lushtaku, përmes një postimi në facebook është shprehur se kanë mbetur edhe dy ditë deri te fitorja jonë e përbashkët e IDEALIT dhe Koalicionit për Kosovën Fituese.

Ndërsa ka falënderuar të gjitha aktivistët të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve të fushatës.

“Në mesin e strukturave të IDEALIT, patëm nderin të kemi edhe Bekim Jasharin, bashkëthemeluesin e IDEAL-it, i cili gjithmonë ka qenë i gatshëm të kontribuojë për të mirën e Skenderajt dhe Kosovës.

Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve të IDEALIT, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve të fushatës.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri te fitorja jonë e përbashkët e IDEALIT dhe Koalicionit për Kosovën Fituese 137!”, ka shkruar Lushtaku.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Nuredin Lushtaku kandidon me numër 5./Indeksonline/