Nuri Seferi e humb ndeshjen ndaj Murat Gassievit qysh në rundin e parë

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi nuk ka arritur t’i rezistoj më shumë 2 se minuta boksierit rus, Murat Gassiev.
Seferi u mposhtë në rundin e parë me nokaut. Ai nuk arriti të përballoj goditjen e ish-kampionit të botës, transmeton Indeksonline.
Nuri Seferi nuk kishte përgatitjen e duhur për këtë ndeshje pasi që hyri si zëvendësim urgjent për vëllain e tij, Sefer Seferi.
Vëllai i Nuri Seferi ishte infektuar me koronavirus dhe nuk mundi të ndeshej me Murat Gassevin.
Kështu që Nuri Seferi hyri si zëvendësim dhe nuk pati shumë kohë të përgatitej./Indeksonline/