Nuse me tradita, Engji duket fantazi – dimiat i shkojnë për mrekulli
 
				Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta personale.
Në rrjetet sociale, ajo publikoi një selfie të shkrepur në veturë, ku shfaqet e veshur me dimia tradicionale, shkruan Indeksonline.
Engjëllusha, e njohur për kombinimin e stilit modern me elementet tradicionale, mahniti mijëra ndjekës të cilët e vlerësuan për ruajtjen dhe promovimin e veshjeve të trashëgimisë kulturore shqiptare./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                