13:06 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nuset ‘e arta’ shqiptare, këngëtarja Gili krenare me traditën

Këngëtarja e njohur shqiptare Gili pëlqehet shumë nga publiku për shkak të këngëve të bukura që ajo sjellë vazhdimisht për ta, shkruan Indeksonline.

Ajo është emër i njohur i estradës shqiptare tash e një kohë të gjatë.

E padyshim se bagazhi i saj muzikorë është i madh, andaj ajo është e ftuar nëpër ahengje dhe ndeja të ndryshme gjithandej.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi nga Kërçova ku ishte e ftuar, dhe ajo ka pozuar përkrah nuseve nga Kërçova, vend me një traditë të madhe kur janë në pyetje dasmat.

Ajo çfarë bie në sy janë ari, me të cilin mbulohen nuset.  ‘Tradita, Kërçovë’: Ka shkruar me krenari Gili duke pozuar përkrah nuseve. /Indeksonline/