Nusja dhe vajza rrahin vjehrrën/nënën – njëra arrestohet, tjetra lirohet
Janë arrestuar dy femra kosovare pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht vjehrrën, respektivisht nënën.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, kurse tjetra është arrestuar.
“Pejë 31.10.2025-15:40. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- vjehrrën respektivisht nënën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një e dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.

