“Nusja e diasporës”, publikohet kënga e re nga Lok Komoni

Lok Komoni ditën e sotme (22 maj) ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Nusja e diasporës”, titullohet kënga e cila është mjaftë e bukur, për vajzat që jetojnë në diasporë dhe martohen me djem të Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Dhëndri i Kosovës, nusja e diasporës, si shqipja në flamur ma mirë syri s’ka parë kurrë” këndon ai.
Për tekstin është kujdesur Kreshnik Avdiu, për muzikën e orkestrimin Labinot Mezini ndërsa incizimi është bërë nga Produksioni Labia.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këtë super projekt./Indeksonline/