Nusja e djalit të Remzies publikon video nga kanagjegji, zgjedh momentet më të bukura
Dasmat shqiptare gjithmonë cilësohen si ndër më të mirat.
Por padyshim se kur martohen fëmijët e këngëtarëve apo dikujt me emër, dasma bëhet edhe më e ndjekur.
Është pikërisht nusja e djalit të Remzie Osmanit, Gëzimja e cila zgjodhi që sot të publikoj disa video nga ‘kanagjegji’ i saj, transmeton Indeksonline.
Në këto video Gëzimja ndau disa nga momentet e saj më të bukura, e që padyshim shkëlqimi më i madh në gjithë këtë organizim ishte vetë ajo, një femër e përkryer për t’u parë./Indeksonline/