Nusja e Kosovës, kampion bote në skijim/ “Lara po mëson shqip, shpejt do ta vizitojë Kosovën”

Kohë më parë, familjës Behrami i është shtuar edhe një sportiste e sukessshme.
Përpos Valonit që ka luajtur për disa nga skuadrat më të mira në Evropë, duke marrë pjesë poashtu edhe në Kampionatin Botëror të futbollit, është edhe skitarja zvicerane Lara Gut Behrami.
Kjo e fundit ka 3 vite që është e martuar me Valon Behramin.
29 vjeçarja Gut- Behrami javën e kaluar u shpallë kampion bote në disiplinën Super-G, duke fituar medaljen e parë të artë në karrierë.
Në një intervistë për Indeksonline, babai i Valonit, Ragipi thotë se është krenari jo vetëm për familjën e tij por për të gjithë shqiptarët të kenë një përfaqësuese të denjë në skitari.
“Kjo është historike sepse ne shqiptarët nuk kemi pas rast me pa një skitar tonin të suksesshëm në botë. Është sinqerisht kënaqësi e madhe të kesh dy sportista në familje të nivelit botëror. Lara e ka mbrri kulminacionin. Kur e shoh në televizor një skitare me mbiemër shqiptar është krenari. Po e vërejë që edhe në Kosovë kanë fillu ta pëlqejnë Laran, që po arrinë rezultate në nivelin botëror” deklaroi Behrami.
Tutje, Ragipi thotë se Lara Gut është familjarizuar me traditën shqiptare dhe ka filluar të mësojë gjuhën shqipe.
“Lara po mundohet ta mësojë gjuhën shqipe dhe ka shpreh dëshirë që të vizitojë Kosovën sa ma shpejtë. Ajo si kampion bote mund të jetë shembull për shumë skitarë të rinjë në Kosovë”
“Lara është një punëtore shumë e madhe. Para dy vitesh e ka pas një lëndim në gju dhe kjo i ka kriju vështirësi në skijim. Valoni i ka ndihmu në ndërrimin e trajnerit, ka punu shumë në dy vitet e fundit. Gjithmonë e falënderon Valonin për ndihmën. Unë kam qenë e kam shikuar punën e saj dhe jam i mahnitur se si punon” përfundoi Behrami.
/Indeksonline/