75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Nusja e Kosovës shpallet kampione e botës në ski

Lara Gut Behrami, 29-vjeçare ka fituar një tjetër medalje të artë, duke u shpallur kampione e botës në ski.

Skitarja zvicerane arriti ta mposhtte amerikanen, Mikaela Shiffrin, në sllallom gjigant me vetëm dy të qindtat në Cortina të Italisë, duke fituar kështu medaljen e artë, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte medalja e dytë e artë brenda pak ditësh për gruan e futbollistit kosovar, Valon Behrami.