19:56 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nusja kërcënon miqtë: Nëse nuk më sjellni në dasmë mbi 2 mijë euro do iu fshijë nga Facebook-u

Dasmat janë stresuese duke marrë parasysh, shpenzimet, planifikimin dhe balancimin e nevojave dhe dëshirave të gjithsecilit.

Nuk është për t’u habitur që herë pas herë njerëzit duke u martuar fillojnë të sillen pak çuditshëm.

Dasmat janë të tilla që mund të shkaktojnë edhe rrethana të egra.

Këtë herë një grua ka bërë bujë të madhe në Facebook, pasi pati një shpërthim të vogël, transmeton Indeksonline.

Çështja e saj është e thjeshtë: një pjesë e madhe e mysafirëve të saj nuk janë të gatshëm të heqin një pjesë të shpenzimeve për të marrë pjesë në dasmën e saj. Kështu ajo i kërcënoi me fshirje nga Facebook-u.

Madje ajo u shqetësua shumë se të ftuarit e saj kanë blerë vetëm gjëra të lira.

“Ne menduam ta bënim dasmën në Tajlandë por më pas ndryshuam për në Haëaii. Kështu që kushton më pak. A mendoni ju për dhëndrin dhe mua? Nëse po nuk duhet të kurseni? 2 mijë dollarë për lumturinë tonë?”,kishte shkruar ajo ndër të tjerash.

“Jam e tunduar dhe nuk do të lejojë që gjithsecili prej jush të jetë pjesë e ditës sonë më të lumtur. Kështu që keni tre ditë për t’iu përgjigjur kësaj ose ne do të iu largojmë nga Facebook-u dhe të vazhdojmë më jetët tona”, ka shtuar ajo./Indeksonline/