18:52 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Nusja kosovare”, filteri që po “pushton” Instagramin

Është bërë e zakonshme që rrjetet sociale të shfrytëzohen për gjëra të ndryshme dhe për të promovuar kultura e tradita nga e gjithë bota.

Mjafton një veprim i vogël dhe interesant dhe kreativ që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, ashtu siç ka ndodhur së fundi në rrjetin social Instagram.

Është filteri “Nusja kosovare” së këtë herë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë përdorues të Insatgramit e kanë shfrytëzuar duke bëë postime me anë të tij, duke përfshirë edhe emrat e njohur në vendin tonë.

Kjo ide kreative u krijua nga agjencia e parë për rrjete sociale, Hallakate, e cila  kësaj radhe erdhi me filterin ‘Nusja Digjitale’.

Shumë emra të njohur si , Liberat Spahiu, Argjira Spanca dhe Ana Rrustemi u bën pjesë e përdoruesve të këtij filteri.

Sipas Hallakate, dielli i pikturuar në fytyrë paraqet simbol të lumturisë. Rrethi ngjyrë kuqe simbolizon pjellshmërinë kurse pikat e kuqe dhe të kaltra paraqesin mbrojtje nga çdo gjë e keqe.

Këtë filter lehtësisht mund ta përdorni edhe ju nëse keni një llogari në Instagram./Indeksonline/