75 Mall Live Search
14:18 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Nusja me idenë e veçantë, vesh vello me gjepa ashtu si edhe përcjellëset e saj

Një nuse dhe përcjellëset e saj po komentohen shumë në internet për shkak të fustaneve të veçanta që ato kanë veshur në dasmë.

Punonjësja sociale, Eva Paterson ka dashur që të gjitha përcjellëset e saj të ndihen mirë në fustanet që kanë, duke i lënë të zgjedhin çfarëdo që duan ato.

Por ka pasur vetëm një kusht, që fustaneve të iu vihen gjepa në mënyrë që të identifikohen si përcjellëse të nuses me anën e gjepave.

Si duket, një gjë e tillë është e veçantë pasi që shumë pak fustane të femrave kanë gjepa e sidomos ato solemne.

“Të gjitha përcjellëset e nuses janë të bukura dhe kanë bukuri në forma të ndryshme, kështu ne kemi vendosur që të zgjedhim fustane që të ndihemi mirë të gjitha, por t’u shtojmë edhe gjepa” ka thënë nusja Paternson.

Fustani i nuses është i dizajnuar me gjepa nga vet marka “David’s Bridal”./Indeksonline/

Eve Paterson with her bridesmaids on her wedding day