Nusja njofton policinë: Vjehrri më ka kanosur me armë …

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka raportuar për dhunë në familje.
Një femër ka raportuar se është kanosur me armë nga vjehrri i saj, shkruan IndeksOnline.
“Prishtinë, 03.03.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur me arme nga vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku gjate kontrollit në shtëpi kane gjetur dhe konfiskuar një pushkë –punim dore dhe një pushke tjetër të çmontuar. Më vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/