09:58 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nusja refuzon që në dasmën e saj të shihet loja e Kampionatit Botëror, kështu u thotë të ftuarve (Foto)

Ajo donte vëmendje për veten dhe jo për ndeshjen e futbollit.

Një nuse e frustruar i ndaloi vizitorët të shikojnë ndeshjen e Kupës Botërore midis Suedisë dhe Anglisë pas kërkesave të shumta që iu bënë nga të ftuarit në dasmë.

Përpos lojës, nusja e pakënaqur ka postuar në Facebook se në asnjë mënyrë nuk do të shfaqet ndeshja.

Ajo gjithashtu kërkoi që mysafirët të përmbahen nga kontrolli i rezultatit në telefonin e tyre, pasi ajo donte që dasma e saj të jetë një ‘zonë pa futboll’, transmeton Indeksonline.

Disa nga të ftuarit kishin deklaruar se kërkesa ishte shumë logjike përderisa të tjerë janë shprehur se ishte diçka e tepruar.

“Ajo lufton me një betejë të humbur, unë pot ë isha në vend të saj do të shpallesha e humbur”, kishte thënë dikush tjetër./Indeksonline/