08:40 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Nusja vdes gjatë dasmës, familja i ofron dhëndrrit motrën e saj

Dasmat në Indi dinë të jenë të çuditshme shpeshherë. Një e tillë ka ndodhur javën e kaluar.

Mangesh po martohej më Surbhin në një ceremoni tradicionale. Por, nusja papritmas u rrëzua dhe nuk mbijetoi sulmin në zemër, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, dasma nuk ndaloi as pas vdekjes së nuses. Dy familjet u mblodhën në një pjesë tjetër të ambientit dhe u morën vesh që motra e nusës të jetë gruaja e ardhshme për Mangesh Kumar.

Trupi i nuses së vdekur u dërgua në një dhomë tjetër, ndërsa motra e saj, Nisha u bë nuse. Nëna e nuses u bë garancë që Nisha do të jetë nuse e ndershme për burrin e saj./Indeksonline/