75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Nutella” e Seldit, këngëtari zëvendësoi Mimoza Shkodrën me një “Miss”

Seldi Qalliu së fundmi ka prezantuar zyrtarisht partneren me publikun në ditën e saj të lindjes.

Sindi Çela është bukuroshja 22-vjeçare që ia ka pushtuar zemrën këngëtarit. Ndonëse ne dje e morëm vesh për marrëdhenien e Seldit, këngëtari na ka prezantuar me të  më herët, pasi ajo ka qenë pjesë e klipit të fundit të tij “Nutella”

Mirëpo, kush është ajo?

Sindi ka lindur më 10 shtator të vitit 1998, është shqiptare dhe ka lindur në Belgjikë.

Aty është duke vazhduar dhe karrierën e saj profesionale në modeling.

Para dy vjetësh, ajo është zgjedhur si shoqëruesja e parë e “Miss Brukselit”. Krahas kësaj, Sindi ka studiuar për ekonomi botërore.