Nuza kujton ndeshjen më të rëndësishme në karrierë

Gjyqtari i futbollit kosovar, Genc Nuza, ka kujtuar një prej ditëve më emocionuese të karrierës.
Bëhet fjalë për debutimin në arenën ndërkombëtare.
Ai publikoi videon nga ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Moldavisë, e zhvilluar më 27 mars 2017.
Këtë duel Nuza e drejtoi me ndihmën e asistentëve nga futbolli ynë, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha.
Sigurisht, Nuza s’do ta harrojë kurrë atë mbrëmje.
“Disa momente thjesht nuk mund të harrohen”, shkroi Nuza në Facebook.
