Nxehen gjakrat në Tiranë, arrestohen disa tifozë të kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes me Lituaninë

Mbrëmë, Shqipëria pësoj humbje shokuese nga kombëtarja e Lituanisë me rezultat 0:1.
Pas ndeshjes, disa tifozë të kombëtares “Kuq e Zi” janë arrestuar në Tiranë, transmeton Indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi i tifozëve “Kuq e Zi”.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të tifo-grupit:
“Pas ndeshjes disa prej anëtarëve tanë u arresuan në afërsi të stadiunit “Air Albania”. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemëve, të cilët u arrestuan për shkam se vajtën tek stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbje katastrofale.
Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim.
Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s’do ish nevoja të shkonim aty fare”.