“Nxehet” gara për titull, Ballkani fiton derbin e Superligës

Ballkani ka triumfuar në derbin e javës së 33-të të Superligës.
Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Dritën me rezultat 1-2 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ballkani kaloi në epërsi që në minutën e 11-të me golin e Meriton Korenices.
Drita barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Jashari në minutën e 43-të.
Golin e fitores për Ballkanin e shënoi Dellova në minutën e 85-të të ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje, Drita dhe Ballkani ndajnë kreun me nga 66 pikë të grumbulluara me gjilanasit përpara për shkak të golaverazhit. /IndeksOnline/