Nxehet Munishi, pas koronavirusit do t’ua tregoj vendin “kërkushave”

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se pas koronavirusit do tua tregoj vendin disa personave, duke mos i cekur saktësisht se kush janë ata.
Munishi si duket është mërzitur nga disa persona që po kanë hapësirë në media, shkruan Indeksonline.
“Masi te kalon pandemia i kom disa fjalë, me kerkushat hiq qe marrin hapsirë ne media dhe me mediat e caktuara pse ju japin hapsirë kerkushave hiq. Secilit do tia tregoj vendin qe e meriton”, ka shkruar trajneri.
Munishi nuk e ka përmendur se kush janë ata persona, por shpresojmë që koronavirusi të kaloj më shpejtë dhe Munishi ta thotë atë që ka në mendje. /IndeksOnline/