17:31 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

‘Nxehet’ prishtinalia, lë një mesazh interesant për hedhsit e mbeturinave

Në disa fotografi të siguruara nga indeksOnline shihet një shkrim interesantë të cilin e kanë lënë si mesazh për hedhzit e mbeturinave.

Në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë siç duket dikush është lodhur nga hedhja e mbeturinave andaj edhe ka shkruar “O idiot mos hudh mbeturina”.

Qyteti i Prishtinës përballet vazhdimisht me problemin e mbeturinave të cilat hudhen në vende ku nuk është e lejuar nga persona të papërgjegjshëm./IndeksOnline/.