22:52 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Nxehet’ Rozana Radi, ka disa fjalë për koleget që bëjnë jetë luksoze!

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi ka befasuar me postimin e bërë së fundi në ‘Instagram’.

Ajo ka ‘thumbuar’ koleget e saj që bëjnë jetë luksoze dhe atë e tregojnë me krenari në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

“Shkojnë dy ditë në Mykonos dhe kur kthehen thonë: Kam bërë super jetë dhe nuk jam më ai person që isha para se të shkoja atje. Nuk shkoj më kudo! Po sandwich në dorë hëngre në Mykonos mortej!” ka shkruar Rozana.

Ndryshe, Rozana prej kohësh nuk ka sjellur një projekt të ri muzikore, ndërsa prej kohësh ka lansuar linjën e saj të veshjeve ‘Rose by Rozana Radi./Indeksonline/