Nxehtë në fundjavë, maksimalet arrijnë deri në 35 gradë

Të nxehtit rikthehet në vend përgjatë fundjave, me maksimale të shtunën deri në 30C e 32C.
Do të mbretërojë mot kryesisht me diell. Ditën e diel paraqiten mundësi orëve të pasdites, në pjesë të vendit të zhvillohet ndonjë rrebesh i izoluar shiu me bubullimë, kryesisht përreth relieveve malore. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 33C e 35C.
Temperaturat minimale zbresin deri në 12C e 15C. Do të fryjë erë perëndimore e veriperëndimore, të shtunën e lehtë dhe mesatare 3-6m/s, e të dielën me hove deri në 12m/s.