Nxehtë në Mitrovicë e Ferizaj, zhvillohen dy ndeshjet e Superligës

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me dy ndeshje tejet interesante.
Gjilani do të jetë mysafir në Ferizaj, djelmoshat e Mezanit kërkojnë të këndellen dhe të arrijnë fitoren e parë pas pandemisë koronavirus.
Ndërsa skuadra e ‘Ujqërve’ edhe në këtë ndeshje përsëri është e përgjysmuar, dhe motivimi i tyre nga humbja e thellë ndaj Prishtinë (8:1), nuk është në nivelin me të mirë.
Ndeshje tjetër luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça 89 do të jetë nikoqir i Dritës.
Skuadra mitrovicase në dy ndeshje të zhvilluara ndaj gjilanasëve ka bilancin me të mirë ku ka një fitore dhe një barazim.
Ekipi ‘Intelektualëve’ kërkon që ta thyejë akullin në Mitrovicë dhe ta rrembejë përsëri ‘bajrakun’ e Superligës.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen nga ora 17:00.