75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Nxehtë në Pejë, zhvillohet derbi i javës në basketboll

Në palestrën sportive në Pejë “Karagaçi” sot pritet të jetë shumë nxehtë pasi pikërisht aty do të luhet ndeshja ndërmjet Pejës dhe Rahovecit.

Pejanët ndodhen në vendin e katërt me 37 pikë, kurse Vreshtarët kanë tri pikë më shumë dhe janë në krye së bashku me Prishtinën, shkruan IndeksOnline.

Verdhezinjtë janë të motivuar, ku pasi fituan Kupën duan suksese edhe në Superligë, kurse rahovecasit tani të gjitha forcat i kanë përqendruar në elitë, pasi u larguan nga Liga Ballkanike.

Kujtojmë që për këtë takim udhëtimin e kanë konfirmuar edhe tifo-grupi Vreshtarët nga Rahoveci, të cilët nuk i kanë raportet të mira me Shqiponjat e Pejës./IndeksOnline/