15:40 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nxehtësia globale, kthen në “shkretëtira” rezervuarët në Britani (Foto)

Këto pamje dramatike tregojnë se si vala e nxehtësisë së Britanisë i ka kthyer disa rezervuare të ujit në shkretëtira.

Rezervuari Blackstone Edge, i cili gjendet në kufijët e Rochadale në Mancester dhe Calderdale në Yorkshire, është kthyer në rërë dhe zhavorr në prag të motit të nxehtë në Britanisë.

Temperaturat malore normalisht e lënë rezervuarin e rrethuar nga bora gjatë gjashtë muajve të vitit, por zona është bërë e thatë dhe e shterur gjatë tre javëve të fundit.

Nuk ka pasur shi në rajon për disa javë- duke shkaktuar nivelet e rezervuarit të bien në mënyrë dramatike, me Ëayoh Reservoir që furnizon 200,000 njerëz me ujë në Bolton.

Fotografi Phil Taylor, nga Bolton, Greater Manchester, zbuloi skenën në Blackstone Edge gjatë një udhëtimi deri në Pennines./Indeksonline/