09:09 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Nxënësi gjakovar shkon në shkollë me thikë

Një nxënës është shfaqur me thikë në një shkollë të Gjakovës.

Rastin në polici e ka raportuar një mësimdhënës i asaj shkolle.

Sipas tij, nxënësi mbante në dorë një thikë, në objektin e shkollës.

“I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit nuk i është gjetur thika. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.