Nxënësi nga Drenica, Qazim Osaj, fiton dy medalje ari në SHBA
Nxënësi Qazim Osaj, nga Drenica, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare duke fituar dy medalje ari në NEO Science Olympiad 2026, e cila u mbajt në Orlando, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qazimi, nxënës i klasës së 7-të, u dallua në dy fusha kyçe akademike:
• Matematikë – Medalje e Artë
• Shkencë – Medalje e Artë
Ky rezultat e rendit atë ndër nxënësit më të suksesshëm të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare, ku morën pjesë nxënës nga shumë vende të botës. Arritja e tij dëshmon për nivelin e lartë të përgatitjes, talentin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj dijes.
Suksesi i Qazim Osajt është një krenari jo vetëm për familjen dhe shkollën e tij, por edhe për Drenicën dhe Kosovën, duke treguar se nxënësit tanë kanë potencial për të konkurruar dhe fituar në skena botërore.

