75 Mall Live Search
13:43 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / SH

Nxënësi nga Kosova fiton vendin e parë në garat ndërkombëtare të aritmetikës logjike

Likan Atashi, nxënës i klasës VI/6 në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në garat ndërkombëtare të aritmetikës logjike Brainobrain Kosova, të mbajtura më 22 nëntor 2025 në Dubai.

Ai ka arritur të fitojë vendin e parë dhe është shpallur kampion në kategorinë G3 – niveli i 7-të, në garat ndërkombëtare të aritmetikës logjike Brainobrain Kosova, te mbajtura më 22 nëntor 2025, në Dubai.

Likani u rendit i pari ne kategorine e tij, ne mesin e 1810 nxënësve nga 16 shtete pjesëmarrëse – një arritje e jashtëzakonshme për të dhe Kosovën.