75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 20 Maj 2022 / OSH

Nxënësi nga Rahoveci rrahet nga mësuesi, e denoncon në polici

Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, të enjten e ka denoncuar në polici mësuesin e tij, për dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më herët. Rasti ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., mësues i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, po cilësohet si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Këte e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i mitur (nxënës i shkollës profesionale), dhe ka raportuar se me datë 16.05.2022 rreth orës 07:35 ne objektin e shkollës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (profesor i shkollës profesionale) lidhur me një incident te ndodhur dite me pare”, tha Xhurkaj.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF në Rahovec dhe, sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme trupore.