21:43 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Nxënësi provon t’a rrëzoj drejtorin me lëvizje të “WWE”-së

Një nxënës në një shkollë të Floridas, Gianny Sosa është arrestuar nga policia dhe është paraqitur në gjyq këtë javë.

Kjo pasi që ai kishte tentuar të bënte lëvizjen  “RKO” që i takon sportit të dhunshëm “WWE”.

Në videon e publikuar në Twitter, Sosa shihet duke bërtitur “RKO” deri sa po tentonte ta bënte lëvizjen.

Fatmirësisht, drejtori i shkollës ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Motra e Sosas, Camila i ka dal në mbrojtje vëllait.

“Ai na tregoi të gjithëve se thjeshtë dëshironte ta përqafonte drejtorin.”, u shprehë Camila.

Lëvizja “RKO” është krijuar nga luftëtari i “WWE”, Randy Orton./Indeksonline/