75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / OSH

Nxënësi sulmon drejtoreshën e shkollës në Kqiq të Mitrovicës

Një nxënës është arrestuar dje pasi kishte sulmuar drejtoreshën e shkollës, e cila ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës, shkruan IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

“Fsh. Kqiq, Mitrovicë Jugu 26.04.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  (nxënës), pasi që në oborrin e shkollë ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës viktimën femër kosovare e cili ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/