16:06 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Nxënësi ther me thikë mësuesin e tij në Pejë

Një i mitur, i klasës së 10 në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” ka therur me thikë mësuesin e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme pas një mosmarrëveshje që kishin pasur gjatë orës së mësimit.

Këtë ngjarje e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se i dyshuari është identifikuar, por policia është në kërkim të tij, për shkak se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pas incidentit.

“Në afërsi të shkollës “Shaban Spahija” në rrugën “Esat Mekuli”, një person-viktimë ka pësuar lëndim nga mjeti i ftohtë- thika dhe është drejtuar në Emergjencë për trajtim dhe sipas të dhënave të para, lëndimin e ka pasur në këmbë dhe tani është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është identifikuar, është i mitur, të dhëna tjera nuk mund të japim për shkak se është i mitur, megjithatë jemi në kërkim të tij për shkak se ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

Sipas tij, njësiti i hetimeve në rajonin e Pejës është duke u marrë me rastin./Indeksonline/