19:57 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nxënësin që e ngacmuan, bëri vetëvrasje para shokëve të shkollës

Një nxënës katërmbëdhjetë vjeçar, para shokëve të klasës, mori jetën e tij duke u shtrirë përpara një treni që po afrohej.

Sam Connor nga Surrey, Angli, ia dorëzoi çantën dhe telefonin celular një shoku para se të dilte përpara trenit që po afrohej në orën 16:00, të hënën, më 15 korrik.

Vetëvrasja e tij ndoshta ishte nga ngacmimi që i’u bë.

Në shkollën ku Sam mori pjesë, Shkollën Gjithëpërfshirëse Katolike Salesiane, kreu ekzekutiv, James Kibble, shkroi në një letër për prindërit:

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por duke e ditur besimin, dhembshurinë dhe forcën e komunitetit tonë shkollor, jam i bindur se do të punojmë së bashku për ta mbështetur njëri-tjetrin”.

Ngacmimi, në SHBA dhe jashtë vendit, mbetet i përhapur në mesin e fëmijëve të moshës shkollore dhe mund t’i çojë ata deri në vetëvrasje./Indeksonline/